E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remitencat, burim financimi

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 11:32

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Bankën Botërore, prezantuan raportin me temë “Migracioni dhe zhvillimi ekonomik në Republikën e Kosovës”.

Një prej këndvështrimeve të këtij raporti është edhe roli i migrimit në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Migrimi ndërkombëtar në Kosovë është një nga më të lartët. Përveç kësaj, në këtë prezantim u tha se remitencat janë burimi më i madh i financimit për Kosovën.

Në emër të Ministrisë së Diasporës, të pranishmëve iu drejtua zëvendësministri Qerim Bajrami, i cili theksoi rëndësinë e raportit që përcakton në mënyrë precize rolin e mërgatës në zhvillimin ekonomik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›