E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma per emigracioni Obama ne Telemundo

Preferoi te zgjedhe një televizion te huaj për te dhenë një përgjigje me konkrete për reformën e emigracionit . 

Barak Obama  gjate një interviste për tv spanjoll “Telemundo” u shpreh se reforma gjithë përfshirëse e emigracionit do te mund te arrihet Brenda gjashte muajve . Ai shtoi se ajo duhet te miratohet patjetër brenda gjatë mujorit të parë të vitit 2013. 

"Unë kam shumë shprese se kjo do te behet, dhe nuk mendoj se do te marre shume muaj. Unë mendoj se kjo është diçka që ne duhet ta bëjmë me siguri këtë vit , nëse është e mundur ne gjysmën e tij te pare”, u shpreh ai.

Pengesat për një marrëveshjeje te mundshme sipas Obames  janë politike dhe jo teknike. 

"Senatoret  vetë kanë thënë se duan  qe ta shohin legjislacionin te përfunduar  deri ne muajin mars. Ne e dimë se çfarë është e nevojshme kur vjen puna për sigurinë e kufirit. Ne e dimë se çfarë është e nevojshme, kur është fjala punëdhënësit të cilët  punësojnë persona te pa ligjshëm . Pra, me të vërtetë çështja këtu nuk është aq shumë teknike, sa politike. Kjo është një çështje qe  republikanët dhe demokratët  duhet te bëhen sebashku ne një marrëveshje te vetme dhe unë shpresoj se kjo te ndodhe Brenda pak muajve”, sqaroi ai. 

Presidenti Obama po ashtu u pyet dhe ne lidhje me ndryshimin e marrëdhënieve me kuben ku shprehu propozimet qe i janë bere popullit kuban për një lëvizje te lire , lirinë e shtypit  por dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›