E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron vizite ne Libi

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka mbërritur në Tripoli në një vizitë surprizë. Kamerun është takuar me homologun Ali Zeidan, ku është biseduar për kërcënimin e militantëve islamikë në rajon. Ai është takuar dhe me ministrin e brendshëm të Libisë si dhe ka vizituar akademinë e trajnimit për policët. Vizita e fundit e kryeministrit britanik ishte me presidentin francez Nikola Sarkozi në 2011-ën. Në kohën kur rebelët rrëzuan nga pushteti Muamar Gadafi, me mbështetjen e Francës, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Libia është në vëmendjen e investitorëve të huaj, për naftën e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›