E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrat e Gandit spekulime per lidhjen e tij me Hermann Kallenbach

Një koleksion letrash nga Mahatma Gandi, dërguar mikut të tij Herman Kallenbah në Afrikën e Jugut kanë ngritur sërish spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Letrat, gazetat dhe fotografitë që pasqyrojnë jetën e Gandit në atë kohë në Afrikën e Jugut tashmë janë në një ekspozitë në Nju Delhi.
Dokumentet që janë ndarë në 13 seksione i përkisnin Herman Kallenbah, i cili u bë miku i tij më i ngushtë pasi ata u takuan në Johanesburg në vitin 1904.
Por historianët janë të mendimit se tashmë po spekulohet më shumë se c’duhet mbi atë që mund të ketë qenë dhe një dashuri platonike.
Kallenbah u takua me Gandin në 1904-ën në Afrikën e Jugut, ku lideri indian kaloi më shumë se 20 vjet të jetës së tij para se të ktheheh në Indi në vitin 1915.
Kallenbah, një hebre, ishte një arkitekt i cili u ndikua nga influenca e Gandit dhe idetë e tij, deri sa të dy u bënë miq të pandarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›