E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma per te prekur idealin evropian te shqiptareve- neser dite historike per kombin

07-11-2010 / Gazeta 55

Turi intensiv i Berishes ne veri ne Shkoder nenstacionin e Koplikut nje investim me vlere 4 milion euro

Gjate vizites ne veri te vendit ku mori pjese ne inaugurimin e nje sere investimesh publike kryeministri Berisha peruroi nenstacionin e Koplikut nje investim me vlere 4 milion Euro. Nenstacioni i Koplikut se bashku me ate te Shkodres kap vleren e 11 milione Euro. Gjate kesaj vizite kryeministri Berisha shoqerohej edhe nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli Kryetari i Bashkise z.Lorenc Luka deputete te zones dhe qeveritare vendore. Kryeministri Berisha e cilesoi heqjen e vizave per shqiptaret si arritjen me te madhe per lirite e shqiptareve te femijeve dhe te brezave qe vjen pas shembjes se perdes se hekurt te diktatures. Heqja e vizave e shpreh kryeministri shnderron ne nje realitet te prekshem idealin evropian te qytetareve shqiptare. Heqja e vizave eshte para se gjithash ceshtje dinjiteti per cdo shqiptare i cili do te mund te levize ne mbare Evropen ne liri dhe dinjitet te plote- vuri ne dukje kreu i qeverise shqiptare.
Shefi i ekzekutivit siguroi se gjate ketyre kater viteve qeveria do te beje investime te medha te cilat do te ndryshojne ne menyre perfundimtare infrastrukturen e Malesise se Madhe duke i dhene asaj infrastrukturen me moderne. Kryeministri theksoi se krahas ndertimit te autostrades se re Shkoder-Hani i Hotit shume shpejt do te filloje ndertimi i rruges Hani i Hotit-Vermosh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›