Reforma shendetesore e Obames
Reforma e sistemit shëndetësor nuk ka qenë vetëm një karakteristikë e mandatit të Barak obamës por supozohet se do të vazhdojë të jetë miti themelues i një mandati të dytë për në Shtëpinë e Bardhë. Eshtë kjo ajo që guvernatorët dhe senatorët demokratë vazhdojnë të përsërisin të mbledhur në konventën në Sharlot së bashku me ekspertët e sektorit. “Është e rëndësishme për presidentin që të tregojë historinë e reformës së shërbimit shëndetësor sepse është pjesë e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të rimëkëmbur ëndrrën amerikane dhe për t’ia transmetuar atë gjeneratës së re. “Obamacare” ashtu dhe si është pagëzuar me një konotacion negative nga ana e republikanëve, parashikon mbulimin e detyruar të sigurimeve për shpenzimet mjekësore të të gjithë qytetarëve amerikanë brenda vitit 2014. Kjo reformë do të mbulojë sigurimet shëndetësore të 30 milionë qytetarëve që aktualisht nuk kanë asnjë tutelë sigurimesh.