E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi censura ndaj filmave vizatimore

Grafistët në televizionet ruse kanë nisur të tregohen shumë të kujdesshëm. Ligji kundër skenave të dhunës apo jo edukuese në filmat vizatimorë, që ka hyrë në fuqi një javë më parë, po i detyron ekspertët të shkurtojnë shumë nga skenat duke eliminuar çdo gjë që mund të japë një shembull të keq. Një nga viktimat eshtë dhe personazhi i një ujku, një nga figurat më të dashura për fëmijët rusë, të cilit cigaren ia kanë zëvendësuar me një gotë qumësht. Një nga drejtuesit e televizioneve ka shpjeguar se sipas tij është e pamundur që t’i ngarkosh televizioneve detyrën për të edukuar fëmijët, pasi një gjë e tillë duhet të behtë nga familja, as nga shkolla dhe as nga kopështi. Por censura ka goditur edhe filmat vizatimorë të huaj mes të cilëve dhe South Park. Ndërsa i Simpson do të mund të transmetohen vetëm në orën 23.00 kur mendohet se më të vegjëlit janë në gjumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›