E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, LSI: Të garantohet barazia e votës

Luan Rama

Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së i ka bërë dy partive kryesore që në reformën zgjedhore të përfshirë amendamente që garantojnë barazi të votës.

LSI ka hequr dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe tashmë kërkon ndryshimin e numrit të qarqeve me pretendimin se kjo do të sillte barazinë e votës së të gjithë qytetarëve.

Kemi kërkuar që komisioni parlamentar për reformën zgjedhore të fokusohet tek prioritetet e kësaj reforme që do të garantojë barazinë e votës dhe transparencë të zgjedhjeve, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Për ne barazia e votës është shumë e rëndësishme. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet.

Komisionit i Posaçëm për Reformën Zgjedhore deri tani ka rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në qershorin e vitit të ardhshëm numërimi i votës të bëhet në mënyrë elektronike.

Partitë e vogla vazhdimisht kanë kritikuar sistemit aktual zgjedhor duke e cilësuar atë si penalizues për ato. Ligji zgjedhor aktual u miratua në fund të vitit 2008 me konsensusin e PD-së dhe PS-së dhe me kundërshtimin e të gjitha partive të tjera. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›