Votuesit e rinj dhe Aleanca Kuqezi
Në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, Kreshnik Spahiu deklaroi se, nga sondazhet e brendshme të Aleancës Kuqezi, rezulton se shumica dërrmuese e njerzve që do të votojne për të janë të rinj në moshën 18-22 vjeç. Pra, votues që do të votojnë për herë të parë në vitin 2013. Kjo gjë u vërtetua tërthorazi mbrëmë në Kavajë, ku Aleanca Kuqezi zhvilloi një meting masiv (ishte ndoshta metingu më masiv në Kavajë që nga viti 1992). Pjesmarrja në meting dominohej fare dukshëm nga të rinjtë e grupmoshës që përmendi Spahiu në studion e Pezës. Duket se mesazhi populist kundër parisë politike, që po përdor me forcë Spahiu, rezonon mirë me pakënaqësinë e kësaj grupmoshe, pavarësisht prejardhjes familjare (të majtë ose të djathtë). Duke e ndjerë ndoshta këtë rrezik, Edi Rama po zhvillon një fushatë antarësimi për të rinjtë në çdo qytet. Berisha duket se po mjaftohet me baltosjen e Spahiut.
E.Zaloshnja
http://www.respublica.al/artikuj/2012/4/1/votuesit-e-rinj-dhe-aleanca-kuqezi