Rama: Dyndje anëtarësimesh të reja në PS
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me anëtarësimet e të rinjve në Partinë Socialiste.
Ndër të gjithë rrethet e vendit Lezha është zona ku procesi i hapjes së PS-së ka deri tani suksesin më të madh:Anëtarësia është rritur me 61%! shkruan Rama.
Ai ka theksuar më tej se në Lezhë ai është takuar me anëtarët e rinj jo vetëm të moshës së re pas një procesi të hapur regjistrimesh në çdo njësi vendore. 1114 anetaresime! thekson Rama
Rama thekson më tej se vijon efekti zinxhir i RE:FRESSH duke bërë që PS-ja të rritet në numër e në energji pozitive për Rilindjen Shqiptare. 450 anëtarësime të reja në Librazhd shkruan Rama në “Twitter”.
Ai gjithashtu e cilëson si mbresëlënës numrin e grave dhe vajzave të anëtarësuara gjatë këtij procesi në qytet e komuna. Janë 383 gra dhe vajza. Shembull për tëu marre nga gjitha rrethet thekson më tej kryesocialisti.