Reforma zgjedhore, PD riaktivizon ftesën për PS
TIRANE-Demokratët do të riaktivizojnë ditët e para të muajit shtator ftesën për reformën e re zgjedhore drejtuar PS-së. Letra e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi drejtuar me datën 13 korrik kreut të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi mbetet sërish në fuqi ndërkohë që asaj do t'i bashkëngjiten disa propozime të reja që demokratët i bazojnë rekomandimet e OSBE-ODHIR-it.
Vet z.Patozi ka konfirmuar se në fakt, do të ketë një vijim të ftesës sonë të përsëritur në gjithë këto vite. Dhe, për të qenë sa më të freskët, letra ime drejtuar zotit Ruçi para mbylljes së sesionit të shkuar vijon të mbetet e hapur ndonëse ajo nuk pati një përgjigje. Do të mjaftonte riaktivizimi i saj që të kishim një start normal të jetës parlamentare në shtator". Sipas z.Patozi në këtë çështje nuk ka shumë rëndësi aspekti formal, por qëllimi politik. Kreu i deputetëve demokratë shpreh sigurinë PD-ja mbetet e hapur për një bashkëpunim të shpejtë, sidomos për reformën zgjedhore, jo thjesht se këtë e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it, por, më shumë, sepse suksesi i reformës zgjedhore është i lidhur me shumë procese të tjera jetike për progresin e Shqipërisë, sidomos për sa i përket integrimit të vendit në BE. Demokratët janë të bindur se kjo reformë është më shumë se çdo gjë tjetër në interesin e vetë opozitës, e cila, me apo pa të drejtë, ka pretendimet e veta të mëdha për cilësinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Në këtë rast PD-ja i jep shansin opozitës që të bëhet pjesëmarrëse e tryezës gjithëpërfshirëse për të ndryshuar rregullat në një shtet të lirë dhe demokratik.
Sa i përket propozimit për riformulimin e KQZ-së siç kërkoi OSBE-ODHIR dhe siç këmbëngulë opozita e majtë demokratët bien dakord parimisht por ende nuk kanë një formulë të veçantë. Partia në pushtet është e bindur se fillimisht dhe pa humbur kohë duhet të krijohet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, si shprehja më minimale e vullnetit politik për të bashkëpunuar për interesa të përbashkëta. Pastaj do t'i ngelet tryezës së tij për të diskutuar, debatuar dhe shqyrtuar të gjitha mundësitë. Sipas Astrit Patozit, e rëndësishme është që ne nuk jemi fanatikë për asgjë që mund të ndryshohej në funksion të përmirësimit të klimës së besimit reciprok, si dhe të garancive më të mëdha për zgjedhje me standarde të lata demokratike, përfshirë këtu edhe rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
letra e plote
I nderuar zoti Ruçi,
Tani që Zgjedhjet Vendore të 8 majit përfunduan, është koha që të mendojmë dhe të nisim një proces të gjerë bashkëpunimi, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013 dhe të interesit më të mirë të vendit. Siç të gjithë e dimë, Kodi ynë Zgjedhor është konsensual dhe bashkëkohor, i cili, edhe sipas ekspertizës së OSBE/ODHIR-it, garanton zgjedhje të standarteve demokratike. Por megjithatë, në raportin përfundimtar për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2009, OSBE/ODHIR-i bëri një seri rekomandimesh, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor. Ne kemi bindjen që më shumë se gjysma e këtyre rekomandimeve, të cilat nuk kërkonin ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, u zgjidhën me vendime dhe masa administrative të KQZ-së dhe institucioneve të tjera. Po kështu, rekomandimi i parë, i cili është dhe më kryesori, pasi ka të bëjë me vullnetin e forcave politike për zbatimin me korrektesë të ligjit zgjedhor, ishte objekt i shqyrtimit të përbashkët në tryezën e marsit të vitit 2011. Në atë kohë, me propozim të të dy palëve, dhe në prani dhe asistencë të prezencës së OSBE-së, u përgatit teksti i një marrëveshjeje shumë serioze për zbatimin e këtij rekomandimi, i cili pret shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar prej nesh.
Disa rekomandime të raportit të OSBE/ODHIR-it për Zgjedhjet e Vitit 2009, dhe ndoshta edhe rekomandime të reja të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet e 8 majit 2011, presin bashkëpunimin tonë për të arritur standarde më të larta në proceset e ardhshme zgjedhore. Me anë të kësaj letre, dua që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, t'ju ftoj ju zoti kryetar, që të nisim sa më shpejt punën e përbashkët për reformën zgjedhore, pasi kjo përbën edhe një nga kërkesat më të rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit 2011, si dhe një bazë të shëndoshë dhe solide në përgatitjen serioze të Zgjedhjeve të Përgjithshme të vitit 2013 . Prandaj dhe propozoj që të takohemi në selinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe të nisim bisedimet për të ngritur Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, të cilin do të ishte mirë ta miratonim dhe votonim brenda këtij sesioni. Propozoj gjithashtu, që bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ose ne të dy, si drejtuesit e grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës, t'i drejtohemi me një letër OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias për t'i ftuar që të asistojnë komisionin me ekspertizën e tyre. Asistenca e tyre do të ishte kontribut shumë i çmuar në ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, të nevojshme për adresimin e të gjitha rekomandimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2009, si dhe rekomandimet e raportit për Zgjedhjet Vendore 2011, që pritet të publikohet së shpejti.
Dua t'ju siguroj paraprakisht se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë, pa asnjë hezitim, të gjitha amendamentet që do të paraqiten prej jush në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me kushtin e vetëm që ato të kenë marrë më parë vlerësimin pozitiv të OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias. Duke shpresuar sinqerisht në një përgjigje pozitive, më lejoni t'ju shpreh edhe një herë konsideratën time më të lartë,
Me respekt, Kryetari
Astrit PATOZI
(d.b/ValentinaMadani/BalkanWeb)