PDU Te leme pas ndasite me PDI-ne na pengojne mosmarreveshje te vogla
Partia Drejtesi dhe Unitet zhvilloi dje ne Lushnje nje aktivitet madheshtor me pjesemarrjen e mbi 800 simpatizanteve ne Pallatin e Kultures Vace Zela. Gjate ketij aktiviteti u prezantuan arritjet e PDU-se dhe te strukturave te saj ne Lushnje pergjate vitit te pare te ekzistences se partise. Ne fjalen e tij kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet z. Shpetim Idrizi theksoi se tashme ka ardhur koha e bashkimit ndermjet te gjithe patrioteve ne mbare Shqiperine. Te gjithe patriotet shqiptare duhet te bashkohen nen te njejten strehe ashtu sic kemi bere edhe ne sot ne Lushnje- tha Idrizi. Ai i beri thirrje edhe Partise Drejtesi dhe Integrim dhe personalisht Tahir Muhedini qe te bashkohen. Ato qe na ndajne jane shume te pakta ne krahasim me ato qe na bashkojne. I bej thirrje Partise per Drejtesi dhe Integrim dhe personalisht Tahir Muhedini qe te bashkohemi- tha z. Idrizi. Nga ana e tij koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj Jetmir Salaj theksoi se te gjithe te rinjte duhet te bashkohen me PDU-ne dhe me KPR-ne si nje menyre per te marre ne dore fatin e vendit. Te rinjte me shume se kushdo tjeter duhet te marrin ne dore fatin e Shqiperise dhe prandaj ne do te punojme qe cdo i ri te bashkohet me Klubin e Patrioteve te Rinj- tha z. Salaj. Takimi ne Lushnje ishte ne vazhden e turit Nje vit PDU qe nisi pak dite me pare ne Vlore dhe do te vazhdoje ne Firence te Italise Durres Delvine Sarande Fier Elbasan Bulqize Kukes etj.