E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te merren masat e duhura per ti paraprire dimrit

30-10-2010 / Gazeta 55

Ne prag te sezonit te dimrit i cili pritet te jete i ftohte dhe i lagesht ministri i Brendshem ne takimin me prefektet ka kerkuar qe brenda dates 10 nentor te kete nje informacion ne lidhje me te gjitha nevojat per baze ushqimore gatishmerine e hidrovoreve si edhe furnizimi me energji elektrike

Ministri i Brendshem Lulzim Basha mblodhi dje ne nje takim prefektet dhe perfaqesuesit e disa institucioneve per tu percaktuar masat qe duhet te marrin dhe detyrat qe duhet te kryejne per perballimin e emergjencave te pritshme dimerore. Ministri Basha percaktoi detyra per monitorimin e situates ne perputhje me planin kombetar te emergjencave civile mbledhjen e informacionit mbi nevojat per baze ushqimore per banoret dhe gjene e gjalle gatishmerine e hidrovoreve marrjen e masave per furnizimin normal me energji elektrike. Mjetet e gatshme qofte nga njesite e enteve publike qofte nga njesite kontraktore private sipas rastit duhet te kontrollohen dhe gatishmeria e tyre duhet te raportohet me shkrim nga pergjegjesit perkates prane zyrave te prefekteve jo me vone se date 10 Nentor ti percillet Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile dhe duhet te perditesohet cdo dy jave. Basha u ndal edhe tek realizimi i projekteve ne nisura pas situatave te meparshme te emergjences. Ne kuadrin e projekteve qe kane nisur qe me celjen e buxhetit per vitin 2010 eshte e rendesishme te sigurojme qe ne fillim te ketij sezoni aspektet kritike te ketyre projekteve qofshin riparim argjinature perfundim i nje aksi rrugor etj te jene te perfunduara dhe te merren te gjitha masat per te pershpejtuar perfundimin e tyre. Duke iu referuar pervojes se fituar pas kapercimit me sukses te situates se emergjences civile te krijuar ne qarqet e Shkodres e te Lezhes si rezultat i permbytjeve te shkaktuara ne fillim te ketij viti Basha theksoi megjithate se eshte shume e rendesishme qe gatishmeria te jete ne shkallen me te larte. Rreziku qendron te rutinizimi i perqasjes ndaj ketij problemi. Pra nje shkundje e plote e strukturave ne vartesine tuaj dhe nje kontroll dhe inspektim i imet i te gjithe strukturave qe lidhen me pergjegjesine e prefekteve ne cdo qark duhet te perfundoje me urgjence brenda nje kohe sa me te shkurter. Me nisjen e ketij sezoni qe pritet te jete i ftohte dhe i lagesht duhet qe gatishmeria te kaloje ne shkallen me te larte. Pergjegjshmeria e strukturave tona te jete ne shkallen me te larte. Inspektimi monitorimi te kryhet jo nje here por disa here ne muaj dhe mos te kete asnje justifikim per mospasje ne gjendje pune te infrastruktures mbeshtetese apo te infrastruktures paresore ne sherbim ose nen kercenimin e situatave te emergjencave civile. Ministri i Brendshem Basha kerkoi nga te gjithe perfaqesuesit e institucioneve te ndryshme te pranishem ne takim te mbeshtesin me marrjen e masave dhe informacionin perkates Prefektet e Qarqeve te cilet kane rolin kryesor ne perballimin e emergjencave civile.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›