E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, opozita e ka “derën hapur”

“Italia mbetet një avokate e fortë dhe konstante e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së. Marrëdhëniet politike janë të shkëlqyera, në terma ekonomikë Italia është parteri ynë kryesor, raportet njerëzore janë shumë të forta dhe ne shohim tek vendi juaj një mik të përhershëm”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Nga ana e tij Bova tha se personalisht por edhe  Ministria e jashtme italiane interesohet në mënyrë të vijueshme për Shqipërinë. “Mes dy vendeve, së fundmi u firmos edhe marrëveshja e partneritetit strategjik, tha ai,  dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve tona është shumë i dukshëm.” Bova theksoi se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm së fundmi dhe ky është një tregues pozitiv i forcimit të bashkëpunimit ekonomik e në të gjitha fushat.

Duke u ndalur në situatën politike, Kryetarja e Kuvendit tha se Parlamenti ka punuar fort e ka miratuar rreth 400 ligje e reforma thelbësore, por bojkoti dhe mosvotimi nga ana e opozitës i ligjeve që janë pjesë e rekomandimeve të BE-së, bëri që Shqipëria të humbte statusin e vendit kandidat, e vendi të dëmtohej. “Unë shpresoj të nisim nga puna për reformën zgjedhore, ndërkohë që oferta e mazhorancës mbetet e hapur për të votuar propozimet e opozitës bazuar në 53 rekomandimet e raportit të ODIHR”, tha Topalli.

Shqipëria, tha Kryetarja e Kuvendit, ka një klimë optimiste. Ekonomia është e qëndrueshme, pavarësisht se vendet rreth nesh po përjetojnë një krizë serioze. Eksportet janë rritur e po ashtu investimet. Shqiptarët nuk e humbin asnjëherë shpresën evropiane.”/Start/

                                                                                             2011-10-21 16:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›