Azil për gjakmarrje, paradoksi vjen nga Kukësi

Por, policia e Kukësit e sheh këtë si një abuzim të ri që po bëhet për të përfituar nga statusin e azilantit."
Fenomeni i gjakmarrjes është në rënie, ndërsa në rrethin e Hasit nuk kemi asnjë rast të tillë. Për këtë kemi nisur hetimet se nga i kanë marrë dokumentet personat, që janë larguar e kërkojnë azil se janë në gjak", ka thënë drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Sadri Ramcaj. Sipas tij, ka bashkëpunim me shoqatën e pajtimit të gjaqeve, me pushtetin vendor e komunitetin dhe po punojmë në vazhdimësi për minimizimin e fenomenit duke punuar për eliminimin e grindjeve, që në momentin fillestar.
Prej disa vitesh në qarkun e Kukësit po kryhet një punë e vazhdueshme, që të mos regjistrohet asnjë rast i ri gjakmarrje, ndërsa ka tentativë rënieje të numrit të rasteve të gjakmarrjes për ngjarje të vjetra.
Aktualisht nga qarku i Kukësit janë të ngujuar 10 familje në rrethin e Tropojës dhe 7 familje në rrethin e Kukësit. Thuajse të gjitha familjet e ngujuara janë larguar me vendbanim, kryesisht në zonën përreth Tiranës, ose brenda këtij qyteti.
Komisioni lokal i pajtimit të gjaqeve është vazhdimisht në aktivitet, ndërhyn vetë, por edhe me kërkesë të komunitetit. Ndërsa është shqetësuese se shumë prej personave që kërkojnë azil në Belgjikë e në ndonjë vend tjetër të BE-së, kanë dokumente se largohen nga vendi për shkak të gjakmarrjes kërkon një hetim të plotë e ndëshkim të personave që japin vërtetime false duke rritur padrejtësisht numrin e familjeve në gjakmarrje. /Start/
2011-10-22 08:13