E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reforma zgjedhore, shtyrja jo problem, por produkti"

Partia Socialiste fajeson qeverine ne pushtet se nuk ka vullnet per te bashkepunuar per Kodin Zgjedhor. Kryetari i kesaj partie, Edi Rama tha dje se do te kemi nje Kod Zgjedhor, vetem kur forcat qeveritare do te kene vullnetin per t'i dhene jete ketij Kodi Zgjedhor, bazuar ne nevojen qe kodi i ri te jete shprehje e konsensusit me opoziten. "Une nuk jam shume i shqetesuar per datat qe levizin, per shkak te punes se eksperteve. Une jam i shqetesuar per rezultatin dhe cilesine e produktit qe do t'i jepet per miratim Kuvendit te Shqiperise, pasi te kaloje ne te gjitha hallkat institucionale te ketij procesi", u shpreh Rama. Sipas tij, PS po punon intensivisht, permes eksperteve te saj, per te bere te mundur qe te arrihet cilesia e deshiruar. Me shpresen sipas tij, qe maxhoranca nuk do te kete arsye dhe vullnet per tju kundervene cilesise se ketij produkti. "Deri tani, mund te them vetem qe ne jemi te gatshem dhe te qarte si duhet te jete Kodi i ri Zgjedhor. Pala tjeter, duhet te demonstroje te njejten gatishmeri dhe qartesi qe shqiptaret te kene pas shume vitesh proces zgjedhor te padeformuar", theksoi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›