Pano: Ja si shenova golin e pare ne Evrope
Legjenda e futbollit shqiptar, i mirenjohuri Panajot Pano, eshte edhe autorit i golit te pare ne Evrope, qe firmosi edhe fitoren e pare te Shqiperise ne eliminatoret e Kampionatit Evropian. Nje gol ne fitoren 1-0 me Danimarken, ne tetor te vitit 1963. Panajot Pano per momentin ndodhet ne Shtetet e Bashkuara, per arsye familjare. Ja si e kujton mjeshtri i madh ate gol, qe mbart vlera te vecanta per te gjithe historikun e futbollit kuqezi ne kontinent. "Sa vlere ka nje gol! Nuk ka gol pa vlere, se fundja per ate luhet futboll: per te shenuar apo per te mos pesuar. Goli im me Danimarken, ne Tirane, pati nje vlere te madhe se u shenua shume shpejt (3') dhe publiku i pranishem ne "Qemal Stafen" tone dhe e gjithe Shqiperia e kane ndjekur me shume kenaqesi ndeshjen deri ne fund si fitimtare", tregon mjeshtri i topit. Me pas, Pano rrefen edhe aksionin qe solli golin, nje aksion i shpejte qe zuri ne befasi te tere mbrojtjen e danezeve. "Ka qene nje pasim i Lin Shllakut, nga e majta e sulmit tone. Kam dribluar dhe sa i jam afruar tek zona e 16-shes ne krahun nga tribuna qendrore, kam gjuajtur rrufeshem ne krahun e djathte te portes daneze nga ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nen duar se ishte fare rrafsh me token dhe me shpejtesi shume te madhe. E godita plotesisht. Ishte goli i pare ne shkalle evropiane dhe ndaj nje skuadre shume te forte, e cila u rendit e 4-a. Mos harrohet edhe fakti tjeter: ne nuk pesuam gol", perfundon me kujtimet e tij lojtari shqiptar i shekullit dhe presidenti i nderit te FSHF-se.