E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte, sa shume gabime gjate lojes

Shqiperia e Ari Hanit u shfaq shume e zbehte dhe pa force ne miqesoren e humbur mininalisht 1-0 me Polonine ne Reutlingen te Gjermanise. Nje humbje identike me ate te 29 majit te vitit 2005 ne Szecin te Polonise, ku dhe atehere humbem po 1-0 dhe me nje gol te minutes se trete nga ana e kapitenit polak Zuravski. Humbja e katert 1-0 me Polonine, ku ndaj ne 11 perballje kemi mundur te fitojme vetem nje here, para 38 vjetesh me rezultatin 2-0. Fitorja 3-1 me modestet zvicerane te Shafhauezenit nuk i motivoi sa duhet kuqezinjte, te cilet u shfaqen perpos nderhyrjeve te ashpra te formacionit polak, aspak agresive ne fazen sulmuese. Dyshja Bogdani-Salihi nuk prodhoi asgje ne 45 minutat e para. Ish-sulmuesi i Livornos vuan ende pasojat e krizes se shenimit te golit, ndersa Salihi i SV Ried, pervec ndonje perpjekje sporadike nuk e rrezikoi asnje here porten. Me Dallkun e Currin ne zemer te mbrojtjes, Kristi Vangjelin e Andi Lilen ne krahe, reparti difensiv u kap ne befasi qyshe ne minuten e trete. Polaket ekzekutuan nje rivenie te gjate loje anesore nga e djathta, kapiteni i Polonise, Zyravski e mbrojti mire topin brenda zones se vogel, shmangu mbulimin e Armend Dallkut e Debatik Currit ne qender te mbrojtjes, dhe me nje gjuajtje cinike e rreshqet topin poshte kembeve te Isli Hidit. 1-0, dhe perseritet historia e perballjes se majit te vitit 2005, kur pesuam gol qysh ne minuten e trete. Dallku, nje deshtim ne qender te mbrojtjes.

Dje, gjashte zevendesime kuqezi

Ari Han ka dashur te provoje formacione te ndryshme dhe ka hedhur ne fushen e lojes nje numer te madh lojtaret. Qe ne pjesen e pare ai beri tre zevendesime duke kerkuar keshtu te ndryshonte ritmin e vaket te pjeses se pare. Zevendesimet dhane frytet e duhura, sepse loja e kuqezinjve u be me e gjalleruar. Me pas, me nderrimet e tjera, Han kerkoi me cdo kusht te gjente golin e barazimit, por nuk arriti dot ta bente dicka te tille, duke arkivuar nje humbje qe ne ndeshjen e pare me Shqiperine.

Tirana, mbledhje me ore te gjata

Takimi i dyte per te zgjedhur presidentin e Tiranes ka zgjatur vertet shume dhe nuk eshte mesuar dot asgje deri ne oret e vona te darkes. Informacionet e para tregojne nje avantazh te lehte te donatorit Refik Halili, i cili ka qene kandidati numer nje per te marre presidencen e pare mes kater donaterove. Gjithsesi, nuk eshte e habitshme per nese gjithcka eshte shbtyre per ne diten e sotme, sepse oret e zgjatura te mbledhjes kane deshmuar kontradikta mes kater donatoreve se cili do te marre presidencen bardheblu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›