Reformat, BE: Të zbatohet marrëveshja e nëntorit

Ndërsa në Tiranë po vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për reformat, Brukseli ka përcjellë një tjetër mesazh për Shqipërinë.
Zëdhënësi i Komisionerit për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle, Petar Stano ka kërkuar nga forcat politike në Shqipëri të zbatojnë marrëveshjen e nëntorit.
Ndërsa e ka cilësuar reformën zgjedhore si një pikë kyçe e marrëveshjes të arritur në nëntor mes PD-së dhe PS-së, Stano ka kërkuar zbatimin sa më shpejtë të saj.
“Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë por duhet të përfundojë me reformat. Reforma zgjedhore është me rëndësi për konsolidimin e dialogut politik në Shqipëri” ka shtuar ai.