Tiranë, alarmi për bombë te Tajvani ishte fals
TIRANE- Kthehet normaliteti ne kompleksin Tajvan ne kryeqytet. Alarmi per bombe, pas kontrollit te detajuar te policise ka rezultuar fals, nderkohe qe policia njofton se ka arrestuar personin qe kreu telefonaten.
Alarmi u dha nga nje telefonate anonime, bere fillimisht ne Vlore, nga nje person i seksit mashkull. Me pas eshte njoftuar salla opreative e Tiranes dhe ka nisur menjehere puna.
Forca te shumta te policise mberriten ne vendin e ngjarjes dhe bene evakuimin e personave te pranishem ne kete zone, perfshore sigurisht edhe gjithe personelin.