E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Oketa pret Wollfarthin

 Deputeti Gazmend Oketa si dhe anëtari tjetër Alekansdër Biberaj, kanë diskutuar me shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë për problemet aktuale politike në vend, duke vënë theksin tek reforma zgjedhore dhe zgjedhja e Presidentit të ri të vendit.

“Ky takim shënon çeljen e dialogut të FRD-së me komunitetin ndërkombëtar në emër të njohjes së miqve dhe partnerëve të Shqipërisë me angazhimin e FRD-së si forca më e re politike në vend”, thuhet në njoftimin e FRD-së. Sipas deklaratës, FRD-ja angazhohet për krijimin e shtetit ligjo dhe pavarësinë e institucioneve. Gjithashtu, kjo parti premton edhe zgjidhjen e problemit të pronave. /Start/

                                                                                             2012-05-16 17:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›