Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Nuk tërhiqemi nga KQZ-ja

Natën e së martës, palët nuk gjetën dot kompromisin për formulën e KQZ-së, ndërsa të enjten, Parlamenti pritet t’i japë afatin e tretë.
Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë të njëjtës skemë të KQZ-së, duke thënë që ne nuk pranojmë asnjë formulë tjetër por duam të mbajmë këtë skemë që paska qenë konsensuale në vitin 2008. Në fakt kemi një rekomandim prioritar për ta ndryshuar skemën. Kjo për ne është e papranueshme pasi KQZ ka qenë epiqendra e problemit dhe jo më kot është vënë si rekomandim prioritar. Kështu që çështja e reformës zgjedhore dhe Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, fati i reformës i lidhur me KQZ-në është kyç", thotë bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Ai shton se PD-ja ka hequr dorë edhe nga përdorimi i teknologjisë së re, çështje për të cilën ishte rënë dakord më herët. "Partia Demokratike ka hequr dorë nga numërimi elektronik edhe pse kishim rënë dakord. Megjithatë ne për ti hapur rrugë problemit kemi dhënë një konsensus që hajde të mendojmë ta shtrijmë atë në mënyrë pjesore. Njëkohësisht për të mbajtur parimin e përdorimit të identifikimit në qendër votimi si një teknologji që është e vlefshme, janë pajisje që ekzistojnë në treg, nuk po bëjmë ndonjë shpikje. Nëse palët nuk gjejnë konsensus në komision, veçanërisht për KQZ-në, çështja do ti kalojë të zgjidhet nga Parlamenti", deklaron bashkëkryetari socialist cituar nga “AS”.
Por një tjetër anëtar i këtij komisioni, Vangjel Tavo thotë se edhe kjo nuk konsiderohet zgjidhje. "Për fat të keq, mund ta them me bindje që puna e komisionit të Reformës Zgjedhore ka qenë një punë e dështuar. Çfarë do të bëjë komisioni i Ligjeve, nuk mund të kryejë funksionin që mund të kryente komisioni i mandatuar nga Parlamenti për reformën zgjedhore. Pra, nuk jam shumë optimist që komisioni i Ligjeve, ndërkohë që komisioni për Reformën Zgjedhore ka dëeshtuar, mund të ketë një arritje që do të na befasojë të gjithëve", shprehet Tavo.
Partia Socialiste ka propozuar që anëtari i shtatë i KQZ-së të propozohet nga institucione si Dhoma e Avokatëve, Avokati i Popullit, kryetari i gjykatës se Larte dhe KLD. Secili prej tyre paraqet nga dy kandidatura, nga ku PS e PD përzgjedhin nga kandidaturat dhe hidhen për votim në Kuvend. Ai që merr shumicën zgjidhet edhe kryetar i KQZ-së është propozimi i socialistëve që është kundërshtuar nga demokratët. /Start/
2012-05-16 17:10