Ish-studentja: Si e mbajmë mend profesore Jozefinën
Nuk mund të thuhet që studentët e Topallit, ruajnë të gjithë kujtime të mira për gruan nervoze që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rrëfim, një ish-studente e Topallit, Brunilda Dibra, flet për Profesoreshë Topallin dhe mënyrat e profesoreshës në Shkodër. Më poshtë, artikulli i ish-studentes, sot gazetare lokale e televizionit Alsat nga Shkodra.
Brunilda Dibra, ish-studente e Jozefina Topallit
Si një ish studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, kam qënë pjesë e auditorëve ku zonja Jozefina Topalli jepte Të Drejtën Publike. Prezantimi i parë me Profesoreshën Topallin, që në atë kohë ishte N/Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë ka qënë i çuditshëm për ne studentët e auditoreve, por jo për atë. Pyetja për secilin ishte Djali/Vajza i kujt je dhe ku banon?
Brenda pak minutash Jozefina Topalli pati një panoramë të qartë të perberjes gjeografike të atij kursi. Po në atë prezantim Profesoresha Topalli kuptoi me sa duket kush ishin fëmijët e komunistëve, demokratëve, ballistëve, zogistëve e kështu me radhë. Dhe ai prezantim shërbeu deri në fund në raportin student-pedagog me zonjën Topalli..
Në tentativën ndoshta për të qënë në avangardë, leksionet E të Drejtës Publike të Jozefina Topallit në 97-tën, ishin një perkthim i çale i programit studimor të Universitetit të Bolonjës, ku nuk ekzistonte asnjë nga shenjat e pikësimit. Mund të duket një detaj i parëndësishëm, por në jurisprudencë një presje, apo pikë ka shpëtuar koka njerëzish. Topalli në leksionet e saj, nuk mendonte për këtë, ose nuk kuptonte që për një jurist, FJALA është një shkencë ekzakte. Jo vetëm matematika, aq e dashur për të.
Një tjetër kujtim i imi me zonjën Topalli në rrobën e pedagoges, ishte mungesa e pedagogjisë në komunikim. Në diskutimet e lira me studentet, të gjithë ishim të kujdesshem teksa bëheshim pjesë e debatit, sepse një liri e tepërt mendimi nga ana jonë, veçanërisht nëse anonte majtas, – do thoshte humbje e vitit shkollor. Kështu i ndodhi një studenteje një vit më të madhe se ne, e cila Të Drejtën Publike nuk e mori deri ne vitin e diplomës.
Kohë më vonë në punën time si gazetare, – pasi juriste smund të behesha si një vajze e një ish-komunisti në Shkodër, – vëreja që për disa gazetarë të qendrës, Jozefina Topalli ishte si ato ikonat që shohim në kishë. Rrethohej nga një aureole pafajësie dhe tolerance që kurrë nuk e ka pasur dhe që ne shkodranët e njihnim shumë mirë. Përkundrazi, si viktimë e luftës së klasave në kohën e monizmit, Topalli krijoi një tjetër luftë klasash, por në rolin e persekutores që në auditorët e universitetit të Shkodrës.
Ajo e nxori fare mirë këtë anë të saj kur ju dha një pushtet: Arbitrimi i Kuvendit të Shqipërisë. Zonja Topalli është intolerante në natyrën e saj dhe këtë e dinë fare mirë edhe PD-istët e Shkodrës, ato rrogëtarë të mjerë të teatrit, të qendrave kulturore, mësues, pedagogë që dolën këto ditë për të mbrojtur një shtrembërim të turpshëm të kryetares së parlamentit, ndaj deklaratës së kreut të shtetit Bamir Topi.
Ata e dinë edhe që kjo luftë ndaj Topit ka një shpjegim të dukshëm, që ska të bëjë me dialektet e gjuhës.
Në përfundimin e mandatit të presidentit, Bamir Topi është rival i fortë brenda së djathtës. Qëllimi justifikon mjetin, qoftë dhe përmes ndarjes krahinore, fetare, kulturore, dialektike që Jozefina e ka më shumë qejf. Këtë gjë ka bërë në Shkodër, ku kartën fetare e luan sa herë dëshiron dhe në kandidimet për deputete apo kryetare bashkie nga PD-ja. Pas kaq vitesh, mendoj që Topalli duhej të kishte dhënë Të Drejtën Romake, meqë në karrierën e saj politike ka ndjekur vetëm një parim: Përça dhe Sundo!
Rrëfimi i Bazes: Biseda me Berishën në Vilën 4 për Jozefina Topallin
Pjesa e mëposhtme është marrë nga kapitulli Prill 1996 – PD-ja jopolitike e 26 majit i librit 1997 të gazetarit të njohur Mero Baze. Pjesa rrëfen një bisedë të Bazes, dikur këshilltari më i ngushtë i S.Berishës, me këtë të fundit në prag të hartimit të listave për zgjedhjet 26 majit. Aty shfaqet edhe emri i J.Topallit. Më poshtë, pjesa e plotë e shkëputur nga libri i Bazes:
… Nëse ka pasur ndonjëherë në historinë politike të një partie më shumë intelektualë dhe më pak politikanë, ky ka qenë Kuvendi dhe garnitura politike e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën.
Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizmatik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë. Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara.
-Do t’i lexoj një herë emrat, – tha. – Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet!
Poi dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë.
- Si të duken? – më tha.
Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.
- Janë shumë, – i thashë, – s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta?
- Me cilët? – tha.
- Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët.
- S’ka problem për ata, flasim.Posi të duket lista?
Donte doemos një përgjigje entuziaste.
- E mirë më duket, – i thashë. – Do të kesh pak problem me këta të partisë.
- Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit, te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë… se këta të Jugut ke merak ti…
Nuk i bëra asnjë koment.Popërpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”.
- Mirë e paske Jugun, – i thashë instinktivisht. – Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë?
- Nuk e njeh Boden… i shkëlqyem! Ka mbarue në Francë, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, – tha. – Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë.
Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën.
- E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio?
- Jooo! – tha. – Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj…
- Në Shkodër, ku tjetër? – i thashë.
- S’e di. Fola me Aliun… ai thotë se kemi një kandidaturë