E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patriarku Irenej: Serbët të mos heqin barrikadat

PEJE-  Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, u bëri sot thirrje serbëve të veriut të Kosovës të mos i heqin barrikadat rrugore të vendosura në veri të Mitrovicës, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

“Le të bëhet stuhi derisa të fuqishmit kuptojnë se serbët po mbrojnë tokën e tyre dhe se barrikadat janë mbi tokën e tyre për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre, në të cilat kanë jetuar për shekuj”, tha Irinej në Patriarkën e Pejës.

Ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it nisën operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje-njërën nga dy pikat kufitare me Serbinë.

Fillimisht mediat kosovare raportuan se KFOR i ka dhenë ultimatum serbëve të heqin barrikadat, por lajmi u mohua nga zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin. Në një prononcim pë europa e lirë ai tha se "po shpresojmë se do të kemi sukses për të gjetur zgjidhje gjatë ditëve në vijim, por nuk kemi dhënë ultimatume dhe nuk kemi përcaktuar afate”.
Sipas tij, në rast se serbët refuzojnë të heqin barrikadat, aksionet e KFOR-it lidhur me këtë çështje do të varen nga vendimet e misionit EULEX.
Nderkombëtarët bëjnë apel për të hequr barrikadat, por serbët refuzojnë duke deklaruar se barrikadat nuk janë për të kundërshtuar forcat paqeruajtëse por  instalimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në hapësirat ku jetojnë ata”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›