Shqiperi Presidenti kthen ligjin e pleherave jo importit

Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi ktheu sot pas duke mos e dekretuar ligjin per menaxhimin e integruar te mbetjeve duke kundershtuar perfshirjen ne te te lejimit te importimit te tyre. Ky ligj u shoqerua me polemika te shumta. Opozita e kundershtoi duke u shprehur se sipas saj ekziston rreziku qe ne vend te hyjne edhe mbetje te rrezikshme. Kundershti te forta u shprehen edhe nga ambjentalistet. Duke shpjeguar vendimin e tij presidenti sakteson se synimi i ligjit ishte reduktimi i mbetjeve ne territorin e Shqiperise qe prej vitesh perben nje problem te rende ndersa lejimi i importeve sipas tij binte ne kundershtim me kete objektiv.
Debati i forte tre jave me pare kur shumica miratoi vetem me votat e saj ligjin per mbetjet do te rikthehet ne salle pas vendimit te sotem te presidentit Bamir Topi per te mos e dekretuar ate. Kreu i shtetit ka kundershtuar vetem pjesen qe parashikon importin e mbetjeve duke u shprehur per mosperputhje dhe dispozita jashte objektit te vete ligjit.
Qellimi kryesor i ligjit eshte marrja e masave te nevojshme dhe te dmosdoshme per menaxhimin e mbetjeve ne territorin e republikes se Shqiperise shprehet presidenti sipas te cilit krijimi i mundesive per import te mbetjeve te vendeve te tjera duket se bie ndesh me qellimin e deklaruar per minimizimn e mbetjeve ose pakesimin e psojave negative sakteson presidenti Topi. Po ashtu sipas kreut te shtetit ligji synon pakesimn e buirimeve te mbetjeve ndersa lejimi i importeve nuk ndihmon ne arritjen e ketij qellimi.
Ne sallen e parlamentit opozita ngriti shqetesimin per pamundesine e strukturave shqiptare per realizimin e kontrolleve te rrepta qe do te parandalonin hyrjen e mbetjeve te rrezikshme. Sipas tyre ekziston rreziku qe mafia e mbetjeve vecanerisht ajo italiane te mund ta shohe Shqiperine si nje vend ideal per depozitimin e mbetjeve te rrezikshme.
Por autoritetet e kane kundershtuar nje arsyetim te tille. Sipas tyre strukturat e kontrollit ne dogana i kane te gjitha mundesite per te evituar hyrjen e mbetjeve te rrezikshme.
Ligji per mbetjet parashikon ngritjen e landfilleve vendeve te posacme te depozitimit te tyre apo dhe te impianteve per djegien e mbetjeve. Kostoja financiare qe rrjedh nga ky ligj eshte afer 150 milion euro. Tani parlamenti duhet ta hedhe edhe nje here ne vote ligjin pa qene megjithate i detyruar qe te reflektoje verejtjet e kreut te shtetit i cili nuk mund ta pengoje me hyrjen e tij ne fuqi.