E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refugjatët sirianë, gurë konvojit të Brahimit

Refugjatët siriainë në Jordani kanë protestuar ndaj një vizite të emisarit të OKB-së për Sirinë, Lakdar Brahimi, ndërsa shumë prej tyre kanë qëlluar me gurë ndaj konvojit të tij.

Refugjatët në kampin Zatari, në shtretëtirën jordaneze e kanë akuzuar Brahimin se e ka legjitimuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, pasi që e ka takuar këtë të fundit të shtunën në Damask.

Brahimi e ka quajtur detyrën e tij për t`i dhënë fund konfliktit 18 mujor në Siri “pothuajse të pamundur”.
Po të martën, Brahimi ka vizituar kampin sirian të refugjatëve në Turqi.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se trupat siriane dhe forcat krynegritëse janë përleshur afër kufirit me Turqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›