E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bombë në Pakistan, 12 të vrarë

Të paktën 10 persona janë vrarë të martën nga një sulm me bombë në rajonet jugore dhe jug-perëndimore të Pakistanit, kanë njoftuar autoritetet.

Shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Karaçi ku kanë shpërthyer dy bomba në zonën e frekuentuar tregtare të Haidrit. Policia tha se shpërthimet kanë qenë të telekomanduara.

Në incident tjetër, një autobus me pelegrinë shiitë të Iranit është goditur me bombë në qarkun Mastung. Dy persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur, ndërsa ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›