E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja anti-islamike, Egjipti padit 7 koptë në SHBA

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit ka kërkuar që shtatë egjiptianë të krishterë koptë, që jetojnë në SHBA të ballafaqohen me proces gjyqësor për shkak të videos anti-islamike, e cila ka shkaktuar trazira në botën myslimane.
Prokurorët akuzojnë të shtatë personat për blasfemi, dhe për tentim të shkaktimit ndasi në Egjipt dhe konflikt sektar.

Zyra e Prokurorit pretendon se se ata janë përfshirë ose në prodhimin ose në shpërndarjen e filmit amator “Pafajësia e myslimanëve”.

Zyra thotë se ata mund të gjykohen në mungesë dhe mund të përballen me dënim me vdekje.

Në mesin e tyre është edhe Nakula Bejsli Nakula, një i krishterë kopt që jeton në jug të Kalifornisë, e për të cilin dyshohet se qëndron pas videos.

Të paktën 19 njerëz janë vrarë gjatë protestave kundër filmit, të mbajtura në botën myslimane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›