E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohen tre ankesa në Gjykatën Supreme

Nga gjashtë ankesat e kandidatëve të partive politike drejtuar Gjykatës Supreme, tre janë hedhur poshtë. Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili ka thënë se deri të hënën përfundojnë edhe ankesat e tjera.

“Janë refuzuar tre ankesat dhe janë vërtetuar vendimet e PZAP-it. Të njëjtat vendime u janë dërguar palëve. Ankesat e tjera do të përfundojnë deri të hënën që është afati i fundit ligjor”, ka thënë Hasani.

PZAP-i tre ditë më herët ka hedhur poshtë si të pabaza 22 ankesat e partive dhe kandidatëve, që janë bërë pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Gjashtë prej tyre nuk janë pajtuar me vendimet e PZAP-it dhe i janë drejtuar Gjykatës Supreme.

Pas përfundimit të ankesave në Supreme, do të bëhet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›