SHBA-Kanada drejt një superkufiri të përbashkët

Objektivi i bërë publik nga Uashingtoni dhe Otava është përshpejtimi i kalimit tregtar ndërkufitar, lehtësimi i lëvizjes së personave dhe rritja e bashkëpunimit në drejtim të sigurisë.
“Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e bashkëqytetarëve tanë. Duhet të bëjmë më të thjeshtë dhe më pak të shtrenjtë tregtinë dhe biznesin për amerikanët dhe kanadezët, si për shembull në sektorin e automjeteve”, shpjegoi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Në asnjë rast kjo nuk do të sjellë një integrim të ngjashëm me hapësirën Shengen, që ka hequr kontrollet në kufijtë e disa prej vendeve evropiane. Obama dhe Harper në fakt këmbëngulën në ruajtjen e sovranitetit të plotë për të dy vendet.
Edhe pse Kanadaja dhe SHBA-ja kanë mes tyre marrëdhënien më të fuqishme tregtare dypalëshe në botë, me shkëmbime rreth 1.5 miliardë dollarë në ditë, kalimi i kufirit mes dy vendeve është bërë shumë më i vështirë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.
2011-02-05 16:11