E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet Ligji për investimet e huaja

Deputetëve të opozitës u janë bashkuar edhe ata të koalicionit, duke paralajmëruar votën e tyre kundër, për shkak të draftit të dobët ligjor dhe diskriminimit të investitorëve vendas.

Opozita dhe deputetët e pozitës, nuk do ta votojnë Projektligjin për investimet e huaja, për shkak se me hyrjen në fuqi të këtij ligji diskriminohen investitorët vendorë.

Disa deputetë kanë kritika për Qeverinë dhe sponsorin - Ministrinë e Tregtisë dhe e Industrisë (MTI).

Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik i ka kërkuar MTI-së që t’i ndryshojë disa nga nenet e ligjit, por MTI-ja, siç thonë ata, ka injoruar Kuvendin duke mos bërë asnjë ndryshim më të vogël./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›