E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yilmaz: Kosova duhet të ketë ushtri

Republika e Kosovës duhet të ketë ushtrinë e vet ashtu si e kanë të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane, tha sot Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz.

Ylmaz i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë ka vizituar Ministrinë e FSK-së ku është takuar me Ministrin, Agim Çeku.

Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.

Duke folur për situatën në veri të vendit tonë, ministri turk tha se dera e dialogut nuk duhet mbyllur asnjëherë pasi pakënaqësitë e reja mund të sjellin edhe armiqësi të reja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›