Goditet me revole, lëndohet rëndë gjakovari

Policia rajonale e Gjakovës njofton se një person është lënduar rëndë gjatë një sherri që ka plasur mes tij dhe një tjetër personi.
Raportohet se një i dyshuar i panjohur ka sulmuar fizikisht me një mjet te fort viktimën mashkull, punëtor në një kompani interneti duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore.
Sipas deklaratës se viktimës, i njëjti është goditur në kokë nga i dyshuari me kondak te revoles.
Pas marrjes se tretmanit mjekësor viktima është liruar ndërkaq lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër te Prokurorit janë dërguar ne qendrën e ndalimit./Indeksonline/