Refuzohet kerkesa e Assange per lirim me kusht

Themeluesit te faqes se internetit Wikileaks Julian Assange nuk i eshte pranuar kerkesa e lirimit me kusht nderkohe qe ai vete i ka thene gjykates ne Londer se do te luftoje kunder ekstradimit te tij ne Suedi. Keshtu mes nje interesimi te shtuar te medias Assange ka dale para Gjykates ne Westminister pas arrestimit te tij paraditen e sotme per shkak te nje fletarresti nderkombetar te leshuar nga Prokuroria suedeze.
Australiani 39 vjecar i ka mohuar akuzat per dhune seksuale ndaj dy grave ne Suedi po gjithsesi ai ka mbetur ne mbikqyrjen e forcave policore ne pritje te nje seance degjimore te plote javen e ardhshme. Assange pritet te nise nje beteje ligjore per te ndaluar ekstradimin e tij drejt Suedise.
Nje zedhenes i faqes Wikileaks ka theksuar se arrestimi i Assange eshte nje sulm mbi lirine e medias. Kristinn Hrafnsson ka shtuar se saiti i shumeperfolur nuk do te ndaloje se publikuari dokumente sekrete. Ai ka thene per Reuters se Wikileaks eshte operacional dhe ne po vazhdojme ne te njejten linje si te mos kete ndodhur gje. Sipas tij zhvillimet ne lidhje me fatin e Assange nuk do te ndryshoje planet e publikimit te dokumenteve te reja ne ditet qe vijne.
Keshtu pas arrestimit te Assange dhe refuzimit te gjykates per ta liruar me kusht Wikileaks eshte duke funksionuar nga nje grup aktivistesh ne Londer dhe ne disa vendodhje te tjera sekrete.
Pese persona perfshire gazetarin Xhon Pilger dhe nje anetare te shoqerise se larte Jemima Khan jane ofruar ne gjyq te paguajne shumen e kerkuar por lirimi me kusht eshte refuzuar duke e lene Asanxh ne burg deri ne seancen e 14 dhjetorit.
Juli Prifti