Rekorderët Isner-Mahut, sërish në Wimbledon

John Isner dhe Nicolas Mahut, të cilët zhvilluan betejë prej 11 orëve në rrethin e parë të Wimbledonit, vitin e kaluar, do të përballen mes vet u përcaktua pas shortit të tërhequr të premten.
Çifti zhvilloi një ndeshje të çuditshme që vazhdoi për tri ditë në fushën 18 në All England Club, ku Isner triumfoi 70-68 në setin vendimtar, dhe do të takohen sërish në fazën e njëjtë të këtij viti, kur Wimbledon fillon të hënën.
Ndeshja më e gjatë e tenisit zgjoi vëmendjen e opinionit në mbarë botën dhe i la tenistët të shkatërruar fizikisht, ndërsa Mahut vuajti nga depresioni për tre muaj pas përballjes.
Para shortit, Mahut kishte lutur organizatorët të mos caktojnë asnjë prej ndeshjeve të tij në fushën 18 dhe vështirë se do t’i kishte shkuar mendja në një rezultat edhe më dramatik të shortit. Francezi tha për Reuters muajin e kaluar se ndjeu “mërzi të madhe që humba një ndeshje, të cilën nuk do të kem më kurrë mundësi ta luaj sërish”.
Derisa tifozët mund të shpresojnë në përsëritjen e asaj që u quajt “ndeshje e pafund”, tenistët do të pajtohen me diçka më të thjeshtë, kur sërish të gjejnë veten në qendër të vëmendjes para bartësve kryesorë në xhiron e parë.
Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal e fillon mbrojtjen e titullit kundër amerikanit Michael Russel. Rogert Federer do të ndeshet me Mikhail Kukushkin, ndërsa Novak Djokovic përballë do ta ketë francezin Jeremy Chardy.