E Enjte, 5 Nëntor 2026

Regata “BRINDISI-VALONA”/ Rama: Sodisni natyrën romantike në Marina Orikum, për herë të parë garojnë dy varka shqiptare

Nga data 6 deri në 9 korrik në Marinën e Orikumit, partner zyrtar i Lega Navale Italiana, do rtë zhvillohet Regata “BRINDISI-VALONA”.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo është një ngajrje sportive për të gjithë dashamirësit e sportit ujor, teksa shton se për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi

Një ngjarje sportive këtë verë për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›