E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Siguria ushqimore në sezonin veror, në terren 100 inspektorë të Task Forcës për kontrolle në plazhe

Për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë gjithë sezonit veror, rreth 100 inspektorë do jenë për kontrolle në të gjithë njësitë e shërbimeve. Ministria e bujqësisë e shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Durrësit inspektuan punën në terren ku theksuan se kontrollet do të vijojnë deri në mbyllje të sezonit turistik.

Një grup prej 100 inspektorësh të Task Forcës, do të jenë në terren përgjatë gjithë sezonit veror si pjesë e planit të hartuar nga kryeministria për garantimin e sigurisë ushqimore. Nga Durrësi, ku mbërriti për të inspektuar punën në terren ministria e Bujqësisë Frida Krifca, shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako tha se nuk mund të kemi një turizëm të shëndetshëm pa sigurinë ushqimore.

Pjesë e kontrollit të taks forcës janë mbi 6 mijë njësi shërbimi si dhe 5 500 subjekte që funksionojnë si rrjet i shpërndarjes apo prodhimit të produkteve ushqimore.

Qëllimi i kontrolleve sipas Krifcës mbetet këshillimi i subjekteve por në rast se konstatohet paligjshmëri, do të merren masa administrative ndaj tyre.

Objekt i kontrolleve do të jenë  kushtet higjieno-sanitare dhe zbatimi i legjislacionit për sa i përket sigurisë së produktit ushqimor. Taks forca do të jetë në terren deri më 15 shtator, kohë që përkon me mbylljen e sezonit veror.

Gazetare Bjolanda Cuku

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›