E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjimenti opozitar i Berishës

Nasho Bakalli/Mësimdhënës Universitar 

-Çfarë fshihet prapa buzëqeshjes së Sali Berishës? A është Sali Berisha shprehje e sintetizuar e dështimit të demokracisë në Shqipëri? A po përgatitet Sali Berisha për ngritjen e vellos? Ndërsa mandatit të  tij të dytë i erdhi fundi, kur një kryeministër i ri është zgjedhur në 23 qershor 2013, shqyrtimi i trashëgimisë është zhytur në stuhi skandalesh ekonomike dhe diplomatike që mbajnë vulën e tij. Midis shqiptarëve qeverisja e Berishës pasqyrohet me ndjenja të përziera. Nga një grup njerëzish ai kuptohet si themeluesi i PD-së. Nga ana tjetër, akuzat për korrupsion pakufi brenda administratës dhe për rrënimin e ekonomisë e kanë nxirë trashëgiminë e tij  mes shumicës së shqiptarëve.  Propagandë dhe lëmosha ekonomike.  Propaganda  e tij politike për tetë vite  përfshiu udhëtime në qytete dhe fshatra veshur me jelekun e famshëm blu - një simbol i frikës së përulur - për të shpërndarë kaushë bamirësie dhe shirita inaugurimesh. Ndërsa kritikët i quanin ato demagogji dhe dëshmi të keqmenaxhimit ekonomik,  Shqipëria nën qeverisjen e tij epërsoi përpjekjet për hyrjen në NATO dhe trokiti në derën e jashtme të BE. Por a ishin këto përparime sa të ëmbla dhe të hidhura?

Këto u arritën me një çmim të lartë për shtresën e varfër dhe të mesme të shoqërisë, të cilat në vuajtje nga papunësia dhe krimi - pavarësisht sistemit të sigurisë ushtarake të shtetit që underbelly i Berishës administrojnë – ende sot nuk e kanë përgjigjen e pyetjes së tyre: pse NATO dhe BE i kërkuan me forcë Sali Berishës anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë, heqjen e dënimit me vdekje, pranimin e LGBT etj., dhe nuk i kërkuan asnjëherë me forcë kryeministrit Berisha nginjen e barkut të popullit? Shqipëria është rezervë strategjike nafte dhe gazi në Europë. Nafta është pasuria më e madhe kombëtare. Para 1990 nafta zinte rreth 30% të PPB. Sot nxjerrja e naftës është përgjysmuar. “Arabët u bënë sheikë vetëm nga nafta. Ata dallohen, sepse kanë një shirit të zi rreth kokës. Berisha … kërkojnë të bëhen sheikë me dy shirita të zinj, t’ua kalojnë edhe sheikëve arabë!!” shkruan  Prof. Dr. Vangjel Kici, gjeolog.

Ekonomia u rrit vetëm 1,1% në vitin 2012, sipas FMN. Mbi të gjitha, plani 8 vjeçar i kryeministrit për reformën ekonomike - e cila përfshinte në masë të madhe rritjen e  fuqisë blerëse të popullit shqiptar – dështoi. Gjatë katërvjeçarit të tij të parë të sundimit lideri i PD qëndroi i rezervuar ndaj institucioneve shtetërore të pavarura, ndërveproi  me parlamentin e opozitën, dhe nuk u ngatërrua me protestuesit. Shumica e trupave që mbështetën rizgjedhjen e tij në qershor 2009 u tronditën më pas nga veprimet e kryera gjatë mandatit të dytë kryeministror. Sepse me 21 janarin 2011 Sali Berisha, deri sa të provohet e kundërta me gjyq, u njoh publikisht si urdhërues i vrasjes së katër qytetarëve shqiptarë që po protestonin paqësisht përpara selisë qendrore të qeverisë. Analistë seriozë thanë se 21 janari ishte pjesë e dinamikës së etjes së tij të pashuar për pushtet të thellë, të gjerë, të lartë dhe virtual; ishte akti i fundit i përçarjes së tij me popullin. Ndërsa akuzat e sulmuan dhe e shembën Berishën nga poshtë, mbështetja nga oborri dhe të pavarurit ishte aktive për shkak të qëndrimit të tij në këmbë, i patundur, vrastar kundër opozitës.

Në vitet e tij të hershme si president, amerikano-arabi Sali Berisha provokoi potere sporadike ndërkombëtare pasi e përcaktoi Shqipërinë si islamike. Ndodhi viti 1997 dhe gjërat u mbyllën. Mbas 20 vitesh, gafa nacionaliste e Sali Berishës mund të ketë  zukatur ca mbështetje të brendshme për kryeministrin, por ajo ndezi zemërimin e Perëndimit dhe Amerikës, sepse shpërthimet nacionaliste të Sali Berishës ishin sa malcuese dhe qesëndisëse. Në Tiranë dhe Prishtinë, në masmedia, pati shaka se Sali Berisha është njeri i Serbisë! Shaka që zumoi në aksin Tiranë-Prishtinë, ndërsa gjetkë duartrokitej retorika e tij anti-greke e luajtur në galerinë e nacionalizmës. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën dhe BE morën një goditje ballit, në shkurt 2013, kur ambasadori Arvizu, në Tiranë,  shpalli se “...ka rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend. Aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike. Çdo përpjekje për ta bërë këtë është destabilizuese”. Opozita ka qenë e shpejtë për të vënë në dukje, paprerë, se politika e jashtme e Sali Berishës - vetëm politikë e jashtme nuk mund të quhet, dhe premtoi rilindjen e diplomacisë shqiptare. Një gjendje e trazuar brenda PD-së.

Ndërsa varfëria, papunësia, korrupsioni, padrejtësia, nacionalizmi banal etj.,  njollosën keq trashëgiminë e Berishës, ka edhe një tjetër gjurmë “ujku të vjetër” që ish kryetari i PD lë në terrenin politik të PD-së. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Sali Berisha “harroi” jashtë listës së kandidatëve për deputetë 35 anëtarë aktivë prej vitesh në parti, qeveri, parlament. Ja, nga 55 deputetë që ka sot aleanca e djathtë vetëm 15 prej tyre i përkasin gardës së hershme të PD. Dhe, pasi pranoi dështimin e 23 qershorit 2013 ai hoqi dorë nga kreu i PD. Disa besuan se më në fund Berisha e ngriti vellon. Por jo, dorëheqja i shërbeu këmbënguljes për tjetërsimin e PD nga oborr qeveritar në oborr partiak vetjak, apo në regjiment kundër pushtetit të pavarur të drejtësisë në rast se ai rreket ti kërkojë llogari Sali Berishës sipas ligjit. Kjo është skena e re ku e zhvendosi sundimin Sali Berisha, dhe një përgjigje e grimcuar për ata që sfidojnë elitën. Sali Berisha do të mbahet mend si individi që ndonëse kishte shumë gurë të çmuar në dorë për ti luajtur në të mirë të këtij populli, ai solli dëme për këtë vend dhe për këtë popull. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›