Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar
Që ka një regjim ambasadoro-kratik, kjo gjë smund të vihet në diskutim. Mjaft të nënvizosh faktin se nuk ka ditë që mediat të mos i kushtojnë vëmendje deklaratave e qëndrimeve të ambasadorëve Arvizu, Sequi e Wollfartth, dhe bindesh mbi praninë e përmasat e këtij regjimi. Doni një ilustrim të freskët? Ambasadori amerikan sapo ka dhënë dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme, në prime time, dhe mass-media nuk la asnjë mesazh të tijin pa e raportuar e komentuar.
Ka do ilustrime, që janë edhe më të freskëta. I takojnë ditës së sotme, dhe demonstrojnë se mënyra ambasadoro-kratike e të menduarit e të jetuarit është një gjë që ka të bëjë me mainstream-in shqiptar. Nuk është dukuri e re, por nuk mund të përfytyrohej kaq e rrënjosur në shoqëri.
- Kryebashkiaku i Fierit, i mbetur me duar të lidhura përballë një sabotimi të orkestruar nga prefekti i qarkut, Bujar Hasa, e deputeti i zonës, Enkelejd Alibeaj, bën një letër që ia dërgon tre ambasadorëve Arvizu, Sequi dhe Wollfarth (Emri i Arvizu-së vihet gjthnjë i pari në këtë listë), dhe kryeministrit Berisha. Dhe iu ankohet të katërve.
- Organizata rinore euro-socialiste u ka dërguar një letër ambasadave, dhe u qahet që establishemnti politik i partisë i ka lënë pas dore. Na ndihmoni që të mbajmë kongresin e FRESH-it, dhe të jemi të pavarur nga partia, kërkojnë fresh-istët nga ambasadorët.
- Një komunitet biznesi i bërë tok tek grupi Biznes Albania kërkojnë e marrin takim me ambasadorin e OSBE-së, Eugen Wollfarth, dhe i qahen lidhur me shqetësimet e tyre të krijuara nga qeveria e nga politika.
Siç shihet, është duke ndodhur një përmbytje ambasadoro-kratike.
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/10/1/regjimi-ambasadoro-kratik-na-eshte-bere-shume-familjar