Shkup, dënime për shqiptarët e Luginës për bojkotin e regjistrimit
SHKUP- Autoritetet serbe paralajmëruan sot se do të kete dënime për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjak e mysliman që bojkotojnë regjistrimin e popullsisë që ka nisur prej sot në Serbi.
Zëdhënësi i Qeverisë serbe, Sllobodan Homen deklaroi se shteti do të gjobis qytetarët që bojkotojnë regjistrimin me para dhe se dënimet parashihen prej 20 mijë deri në 50 mijë denarë për qytetarë, informon agjencia e lajmeve INA.
Vlerësojmë se ka kaluar koha kur qëndrimi politik i pakicave kombëtare, në raport me shtetin, pasohej me bojkote ndaj shteti, dhe për këtë ishim dëshmitarë gjatë viteve të 90-ta, sidomos në Kosovë. Serioziteti i një shteti shihet tek zbatimi i plotë i ligjeve, që parasheh edhe masat ndëshkimore. Në këtë aspekt do të sanksionohen të gjithë ata që bojkotojnë regjistrimin dhe nuk përgjigjen në dhënien e informacioneve, deklaroi Homen.
Ai tha se ata që kanë vërejtje duhet ti drejtohen organeve përgjegjëse të regjistrimit dhe jo të thirrin në bojkot.
Lidhur me këtë kërcënim të autoriteteve shtetërore të Beogradit, deri tani nuk është deklaruar asnjë përfaqësues politik i Luginës së Preshevës, ndërsa qytetarët janë shprehur në huti me kërcënimet e Qeverisë. (INA)