E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Po vazhdon puna për propozime konkrete

01-10-2011 / Gazeta 55

Reforma zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, njëkohësisht ekspert i çështjeve zgjedhore tha dje për mediat se për reformën zgjedhore po punohet për propozime konkrete, ndonëse ende nuk ka një vendim për t’u ulur drejtpërsëdrejti në tryezë forcat politike.
“Sot për sot askush nuk mund të thotë se cilat janë termat e referencës mbi të cilat do të operohet për reformën zgjedhore në Shqipëri. Opsionet e shtruara janë shumë, por që nuk janë ende në axhendë pune”, u shpreh Gjana.
Sa i përket afatit të vendosur në paktin e Ramës për reformën zgjedhore, Gjana shprehet se nuk mund të vihen afate, kur ende nuk ka iniciativa konkrete në tryezë.
“Nuk besoj se mund të përcaktohen afate pa u ngritur komisioni i posaçëm nga parlamenti dhe pa u saktësuar axhenda e punës së tij”, shprehet deputeti Gjana.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi duke folur dje në Kuvend për 10 pikat e paktit për integrimin të propozuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama tha se reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda marsit të vitit 2012.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›