Regjimi i Janukoviç, gjithçka për ta mbajtur në burg ish kryeministren, Yulia Tymoshenko
"Ish-kryeministrja ka urdhëruar vrasjen e një ligjëvënësi 16 vite më parë". Kështu u shpreh Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, duke thënë se, burgimi i ish kryeministres Yulia Tymoshenko është bërë nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e një ligjëvënësi, 16 vite më parë. Viktor Pshonka ka thënë të premten se kanë gjetur prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë se së bashku me ish-kryeministrin tjetër ukrainas Pavlo Lazarenko, kanë urdhëruar vrasjen e Yevhen Shcherban. Nëse kjo provë del e vërtetë, atëherë Tymoshenko mund të përballet me burgim të përjetshëm. Pshonka gjithashtu ka deklaruar se, Tymoshenko dhe Lazarenko kanë paguar 2.8 milionë dollarë për vrasjen e Shcherban-it. Në vitin 1996, Shcherban ishte qëlluar për vdekje në një aeroport në jug të Ukrainës. Ndërsa, Timoshenko dhe Lazarenko mohojnë çdo përfshirje në këtë vrasje. Tymoshenko është duke vuajtur një dënim 7-vjeçar për shkak të abuzimit me pozitën e saj. Një seancë tjetër gjyqësore ku akuzohet për evazion fiskal dhe përvetësim, është shtyrë deri më 12 shkurt për shkak të gjendjës shëndetësore të saj. Tymoshenko dhe përkrahësit e saj thonë se gjykimi i saj është politikisht i motivuar.
...