E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti i aktorit të madh francez është përjashtim i trendit aktual. Shtetësia ka akoma rëndësi

19-01-2013 / “Foreign Policy”

Gerard Depardieu dhe fundi i globalizimit

Në të vërtetë as që dua t’ia di për Gerard Depardieu. Ai është një aktor i shkëlqyer, por ama është treguar pak i trashë. Mbase ha shumë. Por ai ka bërë që Alec Baldwin të duket si Taylor Swift në bordin e një aeroplani. Në fakt nuk dua të harxhoj minutat e jetës sime duke u shqetësuar për të.
Vendimi i tij për të hequr dorë nga shtetësia franceze dhe për të marrë një pasaportë ruse, ka bërë që e gjithë kjo të shndërrohet në një histori interesante. Shumë njerëz veprimi i tij i ka irrituar, edhe pse disa fansa të tij duken të kënaqur (siç është Vladimir Putini). Ka qenë padyshim një ndihmë për shtypin francez, ku doli në pah lumturia që të jep kur je në qendër të vëmendjes, shpesh duke iu referuar çështjes në fjalë si “Depardieu Mordovian” (një referencë për provincën që i ofroi atij një punë si ministër kulture, pasi aktori u bë rus).
Vendimi i tij për të qëndruar pak në Belgjikë, i shtoi më shumë benzinë zjarrit.
Historia mbetet akoma e gjallë. Fundjavën që kaloi, Depardieu dha një intervistë, ku diskretitoi opozitën ruse.
Reagimet rreth kësaj morën forma nga më intrigueset. Një revistë amerikane e krahason ish francezin me gjitarët europianë që ndjejnë ndryshimet e klimës në Siberi. Një tjetër e akuzon atë se ndoqi gjurmët e një tjetri perëndimori, që kishte shkuar në Lindje për të kërkuar kënaqësinë e trupit.
Mbase gjëja më interesante është veprimi i Depardieu-së, si një veprim alegorik për globalizimin.
Mbi të gjitha, arsyeja kryesore e aktorit për t’i kthyer kurrizin vendit të tij duket se është pakënaqësia nga taksat e larta të vëna prej presidentit socialist Francois Hollande.
Një editorialist i New York Times zgjodhi të hiqte një paralele midis dëshirës së zjarrtë të Depardieu-së për taksa më të ulëta (Rusia e Putinit ka një taksë dysheme prej 13%) dhe faktit që shumëkombëshit i vijnë vërdallë tregjeve botërore për të bërë ujdi për kostot.
Në këtë kuptim, Depardieu është një tjetër shtegtar i pashpirt, i shfrenuar që shet kombësinë e tij sipas përllogaritjeve kapitaliste.
Shtetësia është mbi të gjitha një vendim biznesi. Kjo është shumë e vërtetë për shumë njerëz me të ardhura të larta, padyshim – si p.sh. lojtarët e tenisit dhe yjet e Formula 1 që janë vendosur në Monako. Nuk ka asgjë të re këtu. Kjo është një praktikë që nga viti 1970 (kur Pink Floyd dhe Rolling Stones) - apo edhe Noel Coward e zbatuan dikur.
Në rastin e Depardieu-së, ka një problem: Përse pikërisht zgjodhi Rusinë? Aty nuk gjen më kompani shumëkombëshe që zhvendosin zyrat e tyre pikërisht në Moskë. Rusët që i kanë fituar paratë atje, mezi presin t’i ruajnë ato në shtëpitë e tyre.
Mbase këta njerëz nuk janë të vetëdijshëm se Rusia mbetet një vend ku nuk i besohet gjykatave, ku nuk mbrohesh dot ligjërisht dhe ku siguria jote fizike varet nga marrëdhëniet me njerëzit në pushtet.
Mbase Depadieu nuk e di këtë. Nëse biseda e rëndomtë e tij me Putinin është një tregues, ky i fundit padyshim që ka një plan për të.
Depardieu po shijon këtë trajtim të veçantë nga ana e Car Vladimirit. Ai nuk do t’ia dijë për taksat e ulëta. Është pikërisht mungesa e ligjit, që ai e preferon me sa duket. Një pjesë e madhe e rusëve nuk e kanë luksin të zgjedhin më të mirën për veten. Por ky është problemi i tyre (siç mund të thoshte Depardieu). Për veshët e mi tingëllon relativisht e sinqertë fakti që sistemi që ka krijuar Putini duke folur plot entuziazëm për “demokracinë e madhe” që mbizotëron në Rusi.
Në fakt, dyshoj se Depardieu do ia vërë veshin këtyre, sidomos kur flitet për të kaluarën e Rusisë, duke kërkuar versione të ndryshme për utopinë despotike.
Marksisti jetëgjatë Jean-Paul-Sartre vizitoi Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve 1950 dhe nuk iu duk asgjë gabim. Kur Marquis de Custine udhëtoi në Rusinë e Carit Nikolas i në fund të viteve 1830, ai ishte i vendosur të njihte virtytet e sundimit të një njeriu.
Edhe Joseph de Maistre i bëri përshtypje gjyqi për Katerinën e Madhe, që ai e shihte si personifikim të çdo gjëje të admirueshme, por që ishte shkatërruar nga i urryeri revolucioni francez.
Dyshoj se Depardieu ka aq tru sa t’i kuptojë këto gjëra.  E habitshme mbetet pse ai vendosi të bëjë këtë hap, duke u bërë rus. Pikërisht kjo i ka zemëruar së tepërmi kritikët e tij. Si mundi ta bënte një gjë të tillë?
Po, padyshim, ai është i lirë të zgjedhë çdo shtetësi që dëshiron – ashtu si të gjithë ne.
Por ka shumë rëndësi të tregojmë se historia e Depardieu-së është paksa e veçantë, tipike e emigrimeve masive globale.
Një pjesë dërrmuese e atyre që aplikojnë për shtetësi ruse çdo vit janë rusë etnikë, që jetojnë në republika të tjera të ish Bashkimit Sovjetik ose qytetarë jo rusë, i të njëjtat vendeve, që duan t’i shpëtojnë regjimeve shtypëse ose të pazhvilluara ekonomikisht. (Kështu ndodh me Taxhikistanin). Numri i aplikantëve nga vendet e botës së zhvilluar (me të cilët nënkuptoj “Perëndimin”, por edhe demokracitë e begata të Lindjes) është minimizuar.
Arsyeja është se shumica e njerëzve në botë që zgjedhin të shpërngulen në një vend të ti nuk e kthen këtë vendim në ato që janë të bazuara në uljen e taksave.
Shumica e emigrantëve kërkojnë te vendi ku duan të jetojnë liri relative, siguri dhe prosperitet – ky është seti i kritereve që mund ta quajmë edhe “parimi i ligjit”.
Është shumë e habitshme që shumë rusë dhe kinezë të pasur zgjedhin të mbledhin para, të blejnë shtëpi, të edukojnë fëmijët e tyre (dhe të marrin pasaporta) në vendet ku e dinë që ekziston besimi në ligj e siguri.
Ndërkaq, pavarësisht mirëqenies në sipërfaqe të Pekinit dhe Moskës, jo shumë perëndimorë të pasur zgjedhin të shpërngulen aty.
Pyes veten, nëse fatet e mjera të biznesmenëve si Bill Browder (që bëri qindra miliona dollarë në Rusi para se të gëlonte atje korrupsioni_ apo Neil Heywood (i vrarë nga gruaja kineze) nuk kanë të bëjnë aspak me të? Histori të tilla sugjerojnë se Depardieu duhet ta gjejë veten duke rizbuluar virtytet e një pasaporte të ndonjë vendi të BE-së, nëse miqësia e tij me Putinin do të prishet.
Shtetësia, me fjalë të tjera, është ende një çështje shumë e rëndësishme – pavarësisht dokrrave për civilizimin global “pa kufij”. Një sasi e vogël njerëzish janë të përgatitur të nisin një jetë të re për të mbrojtur parimet e larta abstrakte të sovranitetit – por vetëm kur bëhet fjalë për vendet ku ata janë shtetas. Ja pse bëhemi sërish të ndjeshëm kur bëhet fjalë për debatet territoriale – apo për veprimet që të lënë pa mend, siç është ai i Gerard Depardieu-së.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›