E Diel, 1 Nëntor 2026

“Regjimi i Vuçiç i ngjashëm si dy pika uji me Tiranën”- Salianji: Humbi autokrati i parafundit në Ballkan, shpresëdhënëse ajo që bën studentët atje! Nëse largohet Berisha, Rama bie më shpejt

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte sot në News24 teksa komentoi edhe humbjen e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare serbe, përballë Listës së studentëve.

salianji

Salianji e sheh të ngjashëm si dy pika uji, regjimin e Vuçiç me atë të Ramës në Shqipëri, dhe rënien e autokratit e njërit prej dy autokratëve të mbetur në rajon dhe Europë.

Nga ana tjetër, Salianji sheh Berishën si një nga pengesat e mbajtjes së Ramës në pushtet. Po u largua Berisha si kreu i opozitës, shton ai, Rama bie më shpejt.

Salianji: E ngjashme si dy pika uji. Vuçiç një prej dy autokratëve të mbetur në Ballkan. Vendet e tjera kanë patur ndryshime qeverish. Atje Vuçic kontrollonte të gjithë sistemin, një sistem drejtësie që e favorizonte, një opozitë e përçarë, jashtë kohe. Nën influencën ruse dhe jo të BE. Shkeljet e të drejtave të njeriut më pak të ekspozuara. Shqipëria i vetmi vend që ka autokrat. Nuk ka më asnjë aleat në rajon. Shumë shpresëdhënëse zgjedhjet në Serbi. Duhet ti japë hov kujtdo për të protestuar. Nuk ka më jetë të gjatë Edi Rama dhe Sali Berisha. Sali Berisha ka 36 vjet në pushtet, gjithë energjia studentore në Serbi ju bashkuan politikanë me integritet nga politika e vjetër dhe bën listën studentore, mundën Vuçiçin dhe fshin opozitën e vjetër.

Për gjithë demokratët ka një rrugë shprese, nëse largohet Sali Berisha, Edi Rama bie më shpjet. Nëse Berisha reziston, lëvizja studentore do dalë nga harta e historisë.

Sali Berisha duhet të tërhiqet nga çdo tentativë për protestën studentore. Po tenton ta prishë protestën, dhe jo më kot intuita kolektive e ka kapur regjimin Rama Berisha si një regjim që bashkëqeverisë. Kjo protestë nuk ka ku hyn. Sali Berisha i vetmi kryetari opozite që nuk del dot me popullin. Në asnjë vend nuk kërkohet largimi i kryetarit të opozitës. Këtu kryetari i opozitës mbyll interesat. Studentët këtu duhet të kapin momentin historik dhe nuk ka ku të rrijë më Rama dhe Berisha. studentët, kjo protestë i ka dhënë shpresë Shqipërisë dhe dinjitet sepse vranë frikën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›