E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rënia e Ramës do të jetë më e dhimbshme se e Vuçiçit” – Boçi: Pasojat do të jenë të forta edhe për PS! Policia ushtroi dhunë për të stepur studentët, por qëndresa e tyre u bë më rezistente

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se rënia e Aleksandër Vuçiç në Serbi ka përshpejtuar kohën e rënies së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri. 

222

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se rritja e agresivitetit ndaj Ramës tregon se rënia e tij do të jetë më e dhimbshme se ajo e Vuçiç.

“Largimi i Vuçiç është jo këmbanë, por është pësimi që do të ketë Rama ndoshta në formën më të ashpër, në kuptimin e diferencës së votave, asaj çka do të prodhojë ky largim i Ramës për vetë PS dhe për pjesën e politikës shqiptare. Rënia e Ramës do të jetë akoma më e dhimbshme e Vuçiç.”, theksoi ai.

Ai theksoi se policia ushtroi dhunë për të stepur studentët, por kjo prodhoi efekt të kundërt, pasi qëndresa e tyre u bë më e fortë. Sipas tij, rënia e Ramës do të sjellë pasoja edhe për vetë PS-në, pasi siç tha ai, kritikët brenda partisë kundër liderit janë thuajse inekzistentë.

“Dhuna e policisë në protestat studentore ka qenë e pakrahasueshme me dhunën e mëparshme. Qëllimi ka qenë që të stepen studentët, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta. Studentët janë shtuar, qëndresa e tyre është bërë më rezistente dhe dëshmon se kjo është rruga për të rrëzuar Ramën. Rrëzimi nis me qeverinë teknike.

Rritja e agresivitetit të tij dëshmon se rënia e tij do të jetë akoma më e dhimbshme. Sa më shumë e zgjat këtë rezistencë të vet, aq më të pamundshme e bën një ekzistencë personale në jetën politike shqiptare, plus do të ketë pasoja të forta edhe për vetë forcën politike që ai drejton.

Këtë e them se brenda një force duhet të ketë fre kur ai kryen gabime të rënda për jetën e një vendi dhe partisë. Ka ndonjë zë sporadik, që mezor del, por nuk sjell ndonjë pasojë. Qëndrueshmëria duhet të vazhdojë.”, shtoi Boçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›