E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e Afrikës dhe në Tiranë, bastet 100 milionë euro në vit

Një gol në botëror është vec gjithë të tjerave një xhiro e madhe biznesi. Afrika 2010 përbën një shpresë të madhe për fitimeve si në të gjithë botën edhe për 17 kompanitë shqiptare të basteve. Në të gjithë vendin pikat e basteve që qarkullojnë rreth 100 milionë euro në vit janë në pritje non stop të klientëve të tyre nga të cilët presin të luajnë shuma të mëdha. Tendenca e mbërthyer në simbolet njësh, iks dhe dy ka nisur.

“Me rastin e kampionatit botëror njerëzit kanë filluar të luajnë më shumë, janë vënë më suhmë baste dhe ka më shumë punë. Akoma s'kanë filluar baste të mëdha”, thote një punonjës i kompanisë “Lloto Sport”

Tashmë me shpresën tek fitimi që nga kompanitë e basteve e deri tek bastexhinjtë, ethet kanë nisur. Ajo që dikur ishte e ndaluar, ndoshta për këtë shkak bastexhinjtë nuk janë shumë miqësorë me kamerat, përbën sot padyshim biznesin më të madh të muajit.

Bastet shqiptare janë shumë pak në krahasim me xhiron botërore që krijon futbolli. Fitim, argëtim e deri në mani. Vec parave të vëna për një gol në Britani, për shembull ka edhe cmenduri të tilla bastesh për numrin e fanelave të grisura, për barrelat në fushë e deri për peshën e trajnerit Maradona. Për të kuptuar peshën ekonomike të futbollit e të botërorit në vecanti mjafton të përmendim disa shifra.

Në botë janë 38 milionë futbollistë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë. Vetëm tregu i futbollit evropian në total arrin në 13.8 miliardë euro. Vetëm gjermanët shpenzojnë në vit tre miliardë euro për baste në internet. Në Kinë vihen në bast 50 miliardë euro në vit. 300 milion euro është shuma që italianët do të përdorin për baste gjatë të Botërorit të Afrikës së Jugut. Në Botërorin e 2006-ës në Gjermani, italianët shpenzuan mbi 200 milion euro për bastet sportive.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›