Dyshimet e prindërve: Ja kush e di vendndodhjen e Bleonës
Vajzat që kanë shoqëruar vogëlueshen ditën që ajo është zhdukur e dinë se cka ndodhur me të. Kështu shprehet babai i Bleona Matës, të zhdukur 23 ditë më parë në malet e Zapodit në Kukës. Babai dhe nëna e Bleones hedhin dyshime të forta mbi vajzat pasi deklaratat e tyre kanë qenë gjatë gjithë kohës kontradiktore, të cilat duhet ti vërtetojë policia.
"I kemi pyetur vajzat ate dite po njera thote une kam qene duke kthyre lopet dhe e ka lene ne mes te malit vajzen. Tani nuk e di ke te besoj, sepse vajza edhe sikur ta kishin rrembyer do kishte qare, do degjohej. Nuk e ka marr as toka as qielli vajzen. Une dyshoj shume te ato", tha Zamir Mata, babai i Bleonës.
Ndërsa nëna e saj është shumë dyshuese pasi vajzat e reja kanë patur lidhje me disa djem të panjohur për zonën. "Dijenia e tyre eshte dicka qe po shihet. Nuk tregojne ato, duan presion", thotë Bukurie Mata, mamaja e Bleonës.
Vajza 6-vjecare Bleona Mata është zhdukur më 22 Maj dhe policia e Kukësit ka kërkuar brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Prokurorinë e Krimeve të rënda në Tiranë e cila ka marrë dosjen e zhdukjes së vajzës.
Flutura Tota