E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Shpresojme ne 6 gusht te votojme imunitetin

“Shpresojmë që më 6 gusht të votojmë imunitetin”. Kështu ka deklaruar Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli konferencën për kodet dhe etikën parlamentare, në të cilën ishin të pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth dhe ambasadorja gjermane Karola Holtkemper.
Në fjalën e saj Kryeparlamentarja Topalli e cilësoi heqjen e imunitetit një çështje themelore dhe se shpreson që ai të votohet më 6 gusht.
“Ne do fitojmë betejën e imunitetit, sepse një Shqipëri pa imunitet është një Shqipëri më e drejtë me evropiane. Si kryetare e Kuvendit nxis dhe uroj që në javën e parë të gushtit të kemi një votim të ndryshimeve kushtetuese për imunitetin”- u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadorja Hopltkemper, e cila tha se shpresonte që heqja e imunitetit të votohej në seancën e 6 gushtit.
Ndërkaq duke folur për kodet dhe etikën parlamentare Kryeparlamentarja tha se standardet etike parandalojnë korrupsionin, ndërsa e cilësoi rregulloren e parlamentit një dokument themelor reference.

Ndërkohë ambasadori i OSBE-së Volfarth duke e cilësuar Kuvendin i Shqipërisë si shtyllë e demokracisë, tha se etika parlamentare meriton vëmendje, ndërsa inkurajoi deputetët për kodin e etikës.

Konefernca me temë: “Standarde të Etikës dhe Kodeve Parlamentare”, organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së dhe Ambasadën gjermane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›