E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetaret denojne vrasjet ne Siri

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ka thënë se ushtria siriane ka vrarë me qëllim civilët në fshatin Tremseh.
Rreth 200 persona janë raportuar të jenë vrarë në një sulm të ushtrisë në fshatin e Tremseh, gjë e cila e bën këtë ngjarje më të përgjakshmen në konfliktin sirian.
Megjithatë, raportet tregojnë se një numër i madh i viktimave ishin luftëtarë rebele. Ushtria siriane pranoi vrasjen e një numri të madh të terroristëve, por jo civilëve.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se sulmi hedh dyshime serioze për angazhimin e Presidentit Asad ndaj një plani paqeje. Vëzhguesit e OKB-së konfirmuna se ata panë shenjat e luftimeve intensive në zonë, të enjten, duke përfshirë përdorimin e tankeve, helikopterëve dhe artilerisë të rëndë. Ekipi është duke u përpjekur për të organizuar një armëpushim në mënyrë që të mund të hyjnë në fshat për të bërë një analizë të plotë.
Sulmi i së enjtës u dënua edhe nga autoritetet ruse.
Ministria e jashtme e Rusisë tha se dhuna u shkaktua nga “forcat që nuk flasin gjuhën e paqës” dhe të cilat përpiqen “të ndjellin dhunën ndër-etnike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›