E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE kundër ndarjes së Kosovës

Administrata amerikane në Uashington është absolutisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi këtë çështje.

Një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë agjencisë Tanjug se SHBA-të vlerësojnë se çfarëdo ndryshimi eventual i kufijve do të kishte ndikim ekstrem negativ për stabilitetin e rajonit.

“Për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është mbyllur me vetë faktin që e kemi njohur Kosovën në kufijtë aktual. Qëndrimin tonë ua kemi transmetuar disa herë bashkëbiseduesve në Beograd”, ka thënë zyrtari nga administrata e presidentit Obama.

Ky reagim nga Washingtoni vjen një ditë pasi kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se ndarja e Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe reale.

Të njëjtën qëndrim me SHBA-në ka mbajtur edhe Brukseli kanë folur sot edhe autoritete të larta të Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit të jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajçak ka përsëritur se është kundër ndryshimit të kufijve. “Sa i përket lëvizjeve të kufijve, unë e përsërisë se nuk është zgjidhje, dhe se duhet të respektohet integriteti territorial iKosovës, sepse rajoni është ngopur me trazira e luftëra. Ballkani ka nevojë sot për paqe e stabilitet.Komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojë asesi kthim mbrapa, sepse ndarja e Kosovës do të ishte rrezik, do të provokonte luftë, destabilitet në rajon ”, ka Lajçak
 

Ai ka theksuar më tej se kalimi i Kosovës nga pavarësia e mbikëqyrur në pavarësi të plotë, është proces i merituar për popullatën dhe institucionet e Kosovës. Lajçak ka thënë se është bërë shumë punë, por sipas tij mbetet edhe shumë për tu bërë, nëse Kosova dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Edhe Gjermania tashmë disa e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për Kosovën si vend me tërësinë aktuale territoriale si kushte për integrimin e Serbisë në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›